Ibrahimaj: S’paguhet asnjë para nga buxheti për impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit e Fierit
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, akuzon opozitën se po deformojnë publikun lidhur me pagesat e tre incineratorëve. Opozita kërkon interpelancë me kryeministrin Edi Rama i cili nuk është në seancë.
“Po deformohet opinioni publik. Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit e Fierit. Ndërsa për impiantin e Tiranës është një fond në buxhetin e shtetit prej 200 milionë lekësh, fond kontigjence në rast të paaftësisë paguese të bashkisë së Tiranës. Kjo është transparente. E mora fjalën për të sqaruar opinionin publik. Nuk është e drejtë të goditet vendimmarrja e qeverisë në mënyrë të tillë“, tha Ibrahimaj.