Ibsen Elezi, demokrati që bëri bujë me kritikat e tij “fiton” simpatinë e socialilstit Safet Gjici

Fjalimi i ish-kryetarit të Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi në Kuvendin Kombëtar të PD u bë viral pas kritikave që lëshoi kundër Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për mënyrën se si e kanë drejtuar partinë.

Nga Kuvendi Kombëtar, Elezi kritikoi drejtuesit për shkatërrimin e sistemit të karrierës në parti, katapultimet e padrejta nga lart dhe aleancën më LSI-në. Me kritikat ai duket se nuk u bë tërheqës vetëm për mediat e publikun, por ka “fituar” edhe simpatinë e një socialisti, siç është Safet Gjiçi.

Të paktën kështu duket në foton e siguruar nga “BalkanWeb”.
gjici
Burime të “BalkanWeb” thonë se Safet Gjici dhe Ibsen Elezi janë takuar mëngjesin e sotëm në hotel “Gjallica” në Kukës. Përveç Elezit, në tavolinë me Gjicin ndodhen edhe tre burra të tjerë, të cilët nuk kemi mundur t’i identifikojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Safet Gjiçi ka qenë kandidat i Partisë Socialiste në Kamëz për zgjedhjet lokale të vitit 2015-të, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës ai u rendit i dyti në listën e PS për qarkun e Kukësit, por nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit. Ai është gjithashtu Presidenti i FK Kukësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?