Identifikohen viktimat e atentatit në Vlorë

Halim Xhezo 34 vjeç dhe Shpati Lena 37 vjeç, janë dy personat e mbetur të vrarë mëngjesin e sotëm në një atentat në mbikalim të Panajasë në Vlorë.

Dyshohet se atentati i sotëm ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës, Halimit, shtetasi Eduart Xhezo tre vite më parë ka vrarë shtetasin Arben Beqiraj.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot rreth orës 09:50, në dalje të fshatit Panaja, në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë në rrethana të paqarta. Mjeti me të cilin ata po lëviznin i tipit ‘Benz Class’ është qëlluar në ecje nga mbrapa, dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?