Identifikohet bariu i vrarë në Vlorë

Policia e Vlorës ka identifikuar bariun i cili u gjet i vrarë në fshatin Vranisht të Vlorës. Ai është Endri Kosteja 20 vjeç, banues në fshatin Dorëz, Librazhd.

Trupi i bariut u gjet mbrëmjen e djeshme në fshatin “Vranisht” të Vlorës.

Policia thotë se viktima është gjetur i goditur me plumb në kokë dhe për këtë ka arrestuar pronarin e stanit si dhe ka shpallur në kërkim dy djemtë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia sqaroi paraditen e sotme se i riu  punonte si çoban në stanin e 74-vjeçarit Sheref Lelaj 74 vjeç, i cili u arrestua, ndërsa u shpallen në kërkim 2 djemtë e tij, shtetasit: V. L., 34 vjeç dhe L.L., 46 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pistat kryesore të hetimit dyshohen “Vetvrasja” ose “Vrasja nga pakujdesia”. Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?