Identifikohet i riu që humbi jetën në makinë në parkimin e pallatit në ”Astir”

Një 29-vjeçar ka ndërruar jetë brenda automjetit të tij. Ai është i identifikuar si Enea Dine, është gjetur pa shenja jete nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte, brenda automjetit të tij.

29-vjeçari ka mbërritur me automjetin e tij mbrëmë rreth ores 23:00 te parkimi i pallatit, ndërsa vetëm pasditen e kësaj të mërkure është konstatuar nga familjarët e tij i pajetë brenda në makinë.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune mbi trupin e viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?