Identifikohet kufoma e gjetur në Dajt, 36-vjeçari Vasil Biba

Policia ka identifikuar kufomën që u gjend mesditën e së dielës i groposur në fshatin Priskë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se viktima është një…

Policia ka identifikuar kufomën që u gjend mesditën e së dielës i groposur në fshatin Priskë.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se viktima është një banor i Tiranës, i cili rezulton i humbur prej afro 2 muajsh.

Të dhënat flasin për 36-vjeçarin Vasil Biba.

Për identifikimin e kufomës, që rezulton se ishte qëlluar me dy plumba pistolete 9 milimetër, në kokë dhe në zemër, janë kryer disa ekzaminime.

Burime nga policia bëjnë me dije se identifikimi erdhi nga gjurmët e gishtave të kufomës, të cilat ishin të padëmtuara.

Ata u krahasuan me kartelat daktiloskopike, të cilat sollën rezultate pozitive.

Viktima rezulton një person me precedent penalë, i dënuar dy herë nga Gjykata gjatë vitit 2015, për fshehje të të ardhurave si administrator i një kompanie private dhe për drejtim të mjetit pa patentë.

Për të dy veprat, ai ishte dënuar me dy vjet burg, por për shkak të gjykimit në gjendje të lirë ishte fshehur dhe rezultonte i shpallur në kërkim.

Ai po hetohej edhe për disa kontrata fiktive në shitjen e disa apartamenteve në Tiranë.

Vasil Biba me origjinë nga Pogradeci, rezulton i humbur në muajin Dhjetor, pas një denoncimi të bërë nga bashkëshortja në Policinë e Tiranës.

Policia dyshon se ai është rrëmbyer dhe më pas ekzekutuar në kohën kur u bë denoncimi. Kufoma e tij u zbulua rastësisht nga qeni i një bariu./Tv Klan/

SHKARKO APP