
Leonard Skabona, nga Rrësheni është 60-vjeçari i infektuar me Covid, i cili u hodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”
60-vjeçari ishte shtruar prej 10 ditësh te “Shefqet Ndroqi”, pasi ishte infektuar me koronavirus, por gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.
Ai është hedhur nga dritarja e dhomës së tij, në katin e tretë, në një moment kur lëvizjet e mjekëve kanë qenë të reduktuara.Panorama