Identifikohet polici që nxori pistoletën në Kukës, Noka: “Terror nga djemtë e tezes”!

Një ndër lajmet më të qarkulluar në mediat sociale është dhuna e ushtruar nga protestuesve në Kukës, nga forcat e policisë.

Pamjet e një oficeri policie civil, me pistoletë në dorë, kanë shokuar shumëkënd.

Mësohet se ai është shefi i krimeve në Policinë e Kukësit dhe quhet Albion Gjitoni.

Ai jo vetëm nxori pistoletën, por shihet në video edhe duke goditur me grushta protestuesin Nderim Lushi, që ishte edhe organizator.

Protestuesit kuksianë tentuan të bllokojnë rrugën, pasi kërkojnë faljen e kamatëvonesave të energjisë.

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar deputeti i Kukësit dhe ish- ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

“Dua të denoncoj terrorin shtetëror sot në Kukës nga djemtë e tezes. Dyshja Rama-Meta kërkon t’iu tregojë dhëmbët pasi i varfëroi qytetarët. Kjo nuk është një qeveri demokratike”, tha Flamur Noka.

Ndërkohë Altin Goxhaj, që është edhe avokat i Lushit, tha se do bëjë kallëzim penal për oficerin e policisë.

“Edi Rama ka një plan për Kukësin: Boshatisjen e tij të plotë. Për këtë meriton një bust nderimi në Beograd,” tha Goxhaj.

SHKARKO APP