Identifikohet shqiptari që vdiq në një aksident në Itali
21 vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident tragjik në Itali Mediat italiane raportojnë se tashmë është identifikuar 21 vjeçari shqiptar i cili humbi jetën në një aksident në Monza të Italisë.
Xhulio Bilali humbi kontrollin e makinës në një kthesë dhe u përplas me një fuoristradë që drejtohej nga një shtetas italian, 38 –vjeç, i cili nuk pësoi dëmtime.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 19:30 në Omate, në provincën e Monzës. Raportohet se përplasja ka qënë e fortë dhe për nxjerrjen e trupit të shqiptarit është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, pasi makina e tij një Volkswagen Polo ishte dëmtuar rëndë.

