FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Idrizi: Opozita duhet të bëjë sakrifica, çdo ditë protesta

Kreu i PDIU,  Shpëtim Idrizi u shpreh se opozita duhet të bëjë sakrifica. Ai ka propozuar që protestat tashmë të jenë të përditshme. “Vetëm Edi Rama mund ti bëjë bashkë prishjen e teatrit, të godiste simbolin e qendrës bashkë me një aferë korruptive. Njerëzit ishin në gjumë me agjërim. Si në 1990 sot shqiptarët të luftojnë dhe ta meritojnë demokracinë. Sot jemi në regjim. Kam parasysh kur iu pre koka Luigjit të XVI. Nuk ka asgjë të paqartë, ne sot jemi qytetarë dhe gjithë opozita e bashkuar. Ne do të jemi cdo ditë në mbështetje të protestave. Ne si opozitë do të organizojmë protesta cdo ditë. Nëse flasim për pandeminë e shikojmë sjelljen e shtetit arrogant. Është detyrë e opozitës që të bëjë sakrifica të mëdha. Nëse opozita nuk e bën duhet të ikë në shtëpi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?