Idrizi shkon në varrezat e Kllogjerit: Grekët e bënë Zervën hero, ndërsa Belerin eurodeputet

80-vjetori i gjenocidit kundër çamëve, u përkujtua sot në varrezat e Kllogjerit në Konispol. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se një kriminel si Napoleon Zerva, është bërë hero nga grekët, ndërsa një të dënuar, si Fredi Beleri, ata e bënë eurodeputet.

Sipas Idrizit, Beleri nuk është përfaqësues i denjë për qytetarët grekë evropianë. Idrizi shtoi se Shqipëria duhet të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë.

“Është e çuditshme sesi kriminelë si Napoleon Zerva, i bëjnë heronj dhe i ngrejnë buste, kurse njeriu me tre emra, me tre dënime me burg, e kam fjalën për Fredi Belerin, e bëjnë eurodeputet të BE. Unë nuk mendoj se njeriu me tre emra dhe me tre dënime do të meritonte të ishte përfaqësuesi i qytetarëve grekë evropianë. Ata kanë përfaqësues më të mirë e dinjitoz. Por edhe trajnimi për hidraulik nuk i ka shkuar kot. Me Greqinë duhet të kemi marrëdhënie të mira. Ne sot jemi në Bashkinë e Konispolit. Ne do vazhdojmë të jemi aktivë gjatë gjithë vitit. Do shihemi në Parlamentin e Shqipërisë, akte të rëndësishme do të merren nga deputetët e PDIU”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?