Idrizi: S’ka varreza greke, pa ato të Çamërisë

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, duke folur për çështjen çame në seancë plenare ka deklaruar se ajo nuk i përket së shkuarës.

“Genocidi ndaj kujtdoqoftë i përket së sotmes, jo së shkuarës. Ajo që duam të bëjmë ne është t’i falim persekutorët dhe të pranojmë ndjesën. Por as këtë mundësi nuk dëshirojnë të na e japin, sepse thonë se çështja çame nuk ekziston”, ka thënë Idrizi, sipas të cilit kjo çështje nuk mund të trajtohet kështu.

“Jo, nuk i përket së shkuarës, ashtu sikurse nuk i përket Holokausti dhe nazistët vazhdojnë të ndiqen edhe sot. Kjo çështje i përket së sotmes. Çështja çame është çështje e ditës dhe për këtë u ndërgjegjësua edhe Komisioni Europian”, ka vijuar Idrizi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka theksuar se pas mbështetjes së Brukselit për këtë çështje, klasa politike shqiptare nuk mund të qëndrojë më apatike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, ai ka paralajmëruar se nëse nuk lejohet ndërtimi varrezave çame në Greqi, asnjë varrezë e ushtarëve grekë nuk do të ndërtohet në Shqipëri.

Ai ka njoftuar gjithashtu edhe ndërmarrjen e një nisme për regjistrimin ADN-së me qëllim identifikimin e të zhdukurve gjatë genocidit çam.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?