Igli Tare në SPAK për mbi 5 orë, përfundon dëshmia në Prokurorinë e Posaçme
Igli Tare, ish-futbollisti i Kombëtares dhe ish-drejtori i Lazios dhe Milanit, është vënë nën akuzë nga SPAK. Këtë të enjte ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, ku i është komunikuar fakti se është person nën hetim për akuzën e pastrimit të parave. Kjo çështje lidhet me dosjen ”Balluku”. Tare shumicën e kohës e ka lidhur veprimtarinë e vendit me futbollin jashtë vendit. Pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje, ai ka dalë nga SPAK, teksa nuk ka zgjedhur të flasë për gazetarët e pranishëm.
KOHA JONË SONDAZH

