Ikën nga halli dhe lavdëron qeverinë

Pas dorëheqjes nga posti i drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni ka përshëndetur vendimin e qeverisë për rikonstruksionin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baleteve dhe Ansamblit Popullor. Kerni falëndëroi miqtë dhe artistët që i qëndruan pranë këto ditë.

“Të dashur. Mesazhet tuaja të shumta, mbështetja dhe dashamirësia juaj përgjatë këtyre ditëve, më kanë bërë të përjetoj emocione te forta qe rralle here i kam ndjere ne skene”, shkruan ai në “Facebook”. “Me mund e sakrifica por mbi te gjitha me shume dashuri, falë punës së përkushtuar të secilit prej jush i dhuruam artdashesve brenda dhe jashte vendit produksione të rëndësishme me emra të mëdhenj të artit botëror”, vijon Kerni duke mos dhënë detaje për dorëheqjen e tij. “Lajm i mire eshte gjithashtu se pikërisht në vitin e 60-të të teatrit, Qeveria Shqiptare bën me dije dhe vendimin për rikonstruksionin e Tkobap. Perulesisht mirenjohes qe isha njeri prej jush ne rrugëtimin tonë te përbashkët si artiste. Miqesisht, Ilir Kerni”, përfundon ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?