Ikën paradite nga deputet i PS.Por rikthehet në darkë pas presionit të Kryeministrit

 

Lajmi në drekë për deputetin

Duket se po iken nje deputet nga PS . Te pakten keshtu shkruan ai vete. Shkak janë bërë përplasjet brenda radhëve të PS –së për kandidatin e Përmetit. Kosta ka deklaruar se ai është kundër rikandidimit të Gilberto Jaçes. Sipas tij, kjo kandidaturë është vendosur pa u marrë miratimi i tij si deputet i qarkut të Gjirokastrës. Kosta ka sqaruar se ai e ka denocuar disa herë Jaçen për abuzime me fondet publike. Po kështu, Kosta thotë se kryeministri Rama as që i ka pyetur deputetët e zonës për kandidaturën e Përmetit. Ai është shprehur se Jaçe ka patur mbështetjen e ish –deputetit të këtij qarku dhe ministrit Arben Ahmetajt dhe të nënkryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla. Vladimir Kosta mori mandatin e deputetit pas lënies së mandateve nga Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj. Ai është një biznesmen i njohur në Tiranë dhe mik i kryeministrit Rama. Kosta është deputeti i dytë brenda grupit të PS që kundështon hapur mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkish. Gjatë javës deputeti Ben Blushi u shpreh se kandidatët nuk i ka zgjedhur PS, por një njeri i vetëm, duke nënkuptuar kryeministrin Rama. Ja se çfare shkruan deputeti per kete rast:

"Të Nderuar Kolegë! Kandidatura e Përmetit është vendosur kundër dashjes time. E kundërshtova me fakte para Kryeministrit aktual, por krye kryeministri Ahmetaj bashkë me Taulantin dhe të fortët e gazetës Dita, vendosën Gilberto Jaçen, të cilin unë personalisht e kam denoncuar për hetim të fondeve publike pranë KLSH. Edi Rama as nuk mori mundimin të më dëgjonte për sa i shpjegova.

Për sa më sipër dhe për sa s’jam dëgjuar deri më sot në këtë Parti, me keqardhje largohem nga Partia Socialiste, si Deputet i pavarur. Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin.

Lad Kosta", thuhet në mesazhin e tij dërguar grupit parlamentar të PS.

Në darkë lajmi tjetër

Por nuk ka vonuar qe deputeti te rikthehet prape ne PS pas nje telefonate kercenuese te Kryeministrit Rama. Mesohet se deputeti e ka terhequr kerkesen per tu larguar nga PS. 

SHKARKO APP