Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ikja e dritshme në mirësi njerëzore dhe vepër të vlertë kinematografike e Pirro Milkanit

Aktualitet E diel, 25 Maj 2025 09:32
Ikja e dritshme në mirësi njerëzore dhe vepër të vlertë kinematografike e Pirro Milkanit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

Po, iku edhe Pirro Milkani!
U shkëput edhe ky emër nga aradhen e të gjallëve që ende frymojnë, në të tashmen që ka pak gjasë për të gjetur lidhjet me filmin shqiptarë, me artin e sakrificës dhe me shpirtjen e që i mëkoi pasionin, traditës sonë të artit kiematografik
Sepse të tjerë qasje përftimesh estetike kanë hyrë në botën tonë, të tjerë kulmime kacavirren të zënë kreshtën e atij altari, ku lutja jonë për t’u ushqyer me pasionin dhe përkushtimin e një arti kaq depërtues si kinemaja, dëgjohet si njqë jehonë e largët, ose humbet si një zë në shkretëtirë.
Iku Pirro Milkani, por të tjerë ende pluskojnë në syprinën e këtij realiteti të zhurmshëm, e kësaj të sotmeje që nxiton të gjej fillin e nevojës shpirtërore, për t’u mbajtur, për të mos rënë në boshllëkun e kotësisë që po përpin çdo ditë e më dhunshëm jetët tona.
Të tjerë, nga ata që skalitën me shkronja përkushtimit dhe sakrificash artin tonë skenik, jetojnë ende, lëvizin në përditshmërinë tonë si fantazmat e një kohe të shkuar, prej së cilës duam të ikin si prej një ëndrre të makthshme. Të tjerë janë këtu ende, jo vetëm për të na treguar se meritojnë më të lartat vlerësime dhe mirënjohje, por edhe për të na lënë besimplotë një testament, aktin sublime të dhurimit të një thesari.
Të tjerë, që do të përcjellin në lamtumirën e fundit regjisorin dhe udhëheqësin e tyre shpirtëror, janë këtu. Me duart që u dridhen dhe zërit që kapet pas fjalëve që përshpirtshëm shprehin, e ligështueshëm kumbojnë, ata vijnë, të gjallë, si në mortin e tyre. Dhe përloten te kjo lamtumirë e Pirro Milkanit, kolegut dhe mikut, për të lënë trishtim dhe për të marrë dhimbje, dhimbje e cila pak mund të preki ndjeshmëritë tona të akullta, nga turravrapi për të mbërritur askundin.
Ndoshta të gjithë jemi këtu në këtë ceremonial lamtumire, në këtë përshpirtje, në këtë kapitull që mbyllet, e kujtesës që përpiqet të mbetet diçka më shumë se formale.
Por ata, të vërtetët, ata që mund të vijnë dhe ata që nga larg bëhen pjesë e një ikjeje, ata janë ata, të cilët për vite e vite më radhë, punuan me regjisorin që vendosi të largohet, për t’u lënë vendin të rinjve, atyre që do të guxojnë të jenë përfaqësues të denjë të një tradite të shkëlqyer. Atyre që, edhe pse jo rrallë nguruan të gjenin veten si pasardhës të një arti që u aksidentua nga ideologjia, por që thellë-thellë tregojnë me vepër dhe me vlera, me përkushtim dhe me pasion, se meritojnë të jenë të denjë të një tradite arti, që pasuroi kulturën tonë, e përfaqësoi atë me profesionalizëm në skenat gjigande të betejave kinematografike, duke treguar se jemi përçues të një shpirti që ka besuar se me shpirt dhe me zemër të përmbushi ambicien e vendosjes së filmit shqiptar në ekranin e madh të krenarisë kombëtare.

Regjisori i shquar shqiptar Pirro Milkani është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare, është larguar duke lënë pas një emër, vepër, vlerë dhe kontribut të rëndësishme të kinematografisë shqiptare. Largohet me të në përjetësi ajo figurë emblematike që la gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën tonë kombëtare.
Pirro Milkanit u lind më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona. Veprat e tij si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti” u bënë pjesë e identitetit tonë kulturor dhe janë dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij ndaj artit”.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 7 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 7 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 8 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Përveç kontributit të tij si regjisor, Milkani ishte edhe një edukator i përkushtuar, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë. Ai ishte një njeri i urtë, i dashur dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën fatin ta njihnin.
Ndër veprat regjisoriale të Milkanit, që shënjojnë njëherash shkallaren prejnga ai u ngjit për të zënë vendin e merituar në panteonin shqiptarë janë:
2012 – Kryekenga e Kombit. Producent. Regjia Petrit Ruka.
2008 – Smutek paní Snajdrové (Trishtimi i zonjës Shnajder)
1990 – Ngjyrat e moshës
1988 – Pranvera s’erdhi vetëm
1987 – Eja!
1985 – Në prag të jetës
1984 – Militanti
1983 – Fraktura
1982 – Besa e kuqe
1981 – Në kufi të dy legjendave
1980 – Një shoqe nga fshati
1979 – Ballë për ballë
1977 – Shëmbja e idhujve
1976 – Zonja nga qyteti
1975 – Çifti i lumtur
1974 – Shtigje lufte
1974 – Një firmë e hekurt (dokumentar)
1973 – Festë e madhe (dokumentar)
1971 Kur zbardhi një ditë
1969 Përse bie kjo daulle
1969 Festivali 7-te i femijeve (dokumentar)
1968 Fitues
1967 Gadhnjim mbi vdekjen
Ky rrugëtim është tregues i aktit krijues dhe integritetit të tij si artist, është shprehje e angazhimit për t’i shërbyer kinematografisë shqiptare, me të njëjtin zell, dhe përkushtim, si një dishepull besimit. Pirro Milkani erdhi në kinemanë shqiptare duke dhënë gjithçka që kishte, për të pasuruar një traditë dhe për të përmbushur një ambicie, e pse jo për të merituar të jetë në radhën e gjatë të atyre që shkruan me germa të arta historinë e kinematografisë shqiptare.
Në heshtjen që mbetet pas, ndiejmë zërin e tij që kumbon në errësirë, si një regji e fundit, si një pamje që nuk mbaron me titrat. Pirro Milkani nuk është më fizikisht mes nesh, por vepra e tij do të vazhdojë të flasë me gjuhën e përjetësisë. Filmat e tij do të shfaqen ende, ndoshta në ekranet e vogla të kujtimeve tona, ndoshta në një sallë të errët ku drita e projektorit ndriçon jo vetëm celuloidin, por edhe shpirtin.
Lamtumirë, mjeshtër!
E tashmja jonë është më e varfër sot, por falë teje, e shkuara jonë është më e pasur dhe më e ndritur. E ardhmja, nëse di të dëgjojë, ka ende ç’të mësojë prej teje. Dhe diku, në një kornizë të pavdekësisë së artit, ti je aty, me shpirtin plot dritë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

albert vatajPirro Milkani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 7 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 7 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 7 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 8 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 12 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 8 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 14 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 14 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.