Ikja nga PD, Agron Shehaj njofton krijimin e një force të re politike

Deputeti i PD-së Agron Shehaj edhe pse larg zhurmës politike, deklaron për herë të parë se po punon për krijmin e një partie politike. I shkëputur nga Partia Demokratike, Shehaj tha për ”Zërin e Amerikës” se e shihte të pamundur që PD-ja të kthehej në një alternativë të besueshme për shqiptarët.

“Arsyeja (për shkëputjen nga PD) është fakti që nuk mund të vazhdohej në atë mënyrë. Shikoja mungesën e një drejtimi, mungesën e vullnetit dhe një plani për të rinovuar Partinë Demokratike, për të hapur Partinë Demokratike, që është e vetmja mënyrë që ne të mund të bëhemi të besueshëm për elektoratin dhe t’i japim një alternativë të vërtetë shqitparëve”, u shpreh Agron Shehaj.

I pyetur nëse kjo alternativë do të jetë një forcë e re politike, Shehaj pohoi. “Ajo që nuk pata mundësi të jepja kontributin tim brenda PD-së, është ajo që po punoj ta bëj jashtë PD-së. Jam duke punuar mbi një projekt politik. Po flas me njerëz, sigurisht nuk është një gjë e lehtë. Politika kërkon këmbëngulje, sakrifica. Sidomos kur nuk je i gatshëm të bësh kompromise. Mendoj se ëndrra e cdo shqiptari është që të qeveriset nga një qeveri e pakorruptuar, të ketë një kryeministër të pakorruptuar”, u shpreh Agron Shehaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?