IKMT në aksion tek Unaza e Re, pritet të shemben dy objekte të mëdha

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka nisur këtë të martë aksionin për prishjen e objekteve, që pengojnë projektin e Unazës së Re.

Aksioni i IKMT ka nisur prej orës 06:30 të mëngjesit të sotëm për lotin e dytë të këtij projekti. Mësohet se në aksionin e sotëm do të shemben dy objekte të mëdha.

Aksionet e IKMT në Unazën e Re janë shoqëruar shpesh me tensione dhe përplasje mes policisë dhe banorëve, pasi këto të fundit kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?