FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

IKMT shemb një objekt pa leje në Jalë, vijojnë kontrollet në vijën bregdetare

IKMT shemb objekte pa leje -Foto ilustruese nga arkivi i ATSH

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ndërhyri këtë të premte në zonën e Jalës, në Vuno, ku shembi një objekt të ndërtuar pa leje në vijën bregdetare.

Sipas njoftimit, aksioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit dhe përfundoi pa incidente.

IKMT bëri të ditur se objekti rezultonte i ndërtuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, ndërsa kontrollet do të vijojnë edhe në objekte të tjera përgjatë vijës bregdetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet po kryejnë verifikime për të konstatuar nëse objektet janë ndërtuar pa leje ose nëse plotësojnë kushtet ligjore për legalizim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas IKMT-së, aksionet kanë si qëllim zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit, me fokus të veçantë në zonat bregdetare me rëndësi turistike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?