IKMT sqaron shpërthimin e Belshit

Diten e sotme eshte raportuar per demtim te disa banesave ne Belsh gjate nje shperthimi te kontrolluar nga ana e IKMT.

Vete IKMT ka kerkuar te sqaroje situaten:

Nisur nga disa lajme se ka pasur dëmtime gjatë shembjes së një objekti me shpërthim të kontrolluar në Belsh, ardhur nga “pakujdesia” e IKMT, sqarojmë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej një jave, shtëpitë dhe bizneset pranë objektit të planifikuar për tu shembur me eksploziv, janë lajmëruar nga inspektorët e IKMT, policia e shtetit dhe inspektorët e bashkisë të kryenin një nga dy veprimet që shoqërojnë si masë paraprake mbrojtjen e pasurisë nga dëmtimet e valës shpërthyese: ose çmontimin provizor të vetratave dhe xhamave, ose hapjen e dritareve dhe dyerve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në disa ambiente këto paralajmërime ishin neglizhuar dhe për pasojë ka ndodhur thyerja e disa xhamave. Objektet e ndodhura shumë pranë godinës që u shemb, për shkak të zbatimit të këshillave të specialistëve, nuk kanë pasur dëmtime. Të gjitha veprimet e IKMT kanë qenë konform ligjeve dhe procedurave standarte, të përdorura medhjetëra herë në aksione të ngjashme. Çdo shpërthim kryhet duke marrë masat për të siguruar në rradhë të parë jetët dhe pasuritë e qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?