IKMT vijon aksionin në Theth, prishet ndërtesa dy katëshe

IKMT ka vijuar pasditen e sotme aksionin për shembjen e objekteve pa leje në zonën turistike të Thethit.

Nga pamjet e publikuara, IKMT ka shembur një ndërtese 2-katëshe në Theth.

‘Në kuadër të operacionit për zbatimin e ligjshmërisë në zonat e mbrojtura, është realizuar prishja e një objekti dykatësh me strukturë beton-arme, i ndërtuar pa leje dhe në kundërshtim me rregullat mjedisore’, citoi Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se ky aksion i qeverisë ka shkaktuar reagime të shumta dhe kundërshtime nga banorët e zonës, të cilët dolën sot në protestë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët e Thethit bllokuan urën në hyrje të fshatit, për të penguar policinë dhe IKMT të kryejnë aksionin e pastrimit të zonës nga ndërtimet pa leje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?