Iku me kamion në Angli, sot vajza nga Patosi punon te NASA
Detina Zalli largimin drejt Anglisë e ka pasur si shumica e shqiptarëve me kamion, dhe bashkë me të ishte dhe familja, kjo për një jetë më të mirë. Rrugëtimi ishte i vështirë dhe u është dashur që të kalojnë ditë e net të tëra në kamionë dhe pse në fillim u ishte thënë se do të shkonin me avionë dhe me tren.
”Për gjashtë vite ne kemi kaluar me vështirësi, fakti që unë e motra dinim italisht na ndihmoi që të komunikonim me të huajt. Për tre katër vite une dhe motra ime binjake e kemi pas shumë të vështirë shkollimin, pasi ishim të bullizuara deri në momentin që ne arritëm që të fitonim një konkurs”.
Fatmirësisht pas nisjes së studimeve të larta dhe rezultateve të shkëlqyera që ajo arriti bashkë me motrën të jenë ende sot pjesë e grupit të shkencëtarëve më të njohur në Britani dhe jo vetëm.
”Pasi po bëja doktoraturën në Univesitetin e Lensit, Howard shkëlqeva, dhe atje gjeta lirinë totale. Në Howard kam drejtuar shumë kurse dhe kam punuar me shkencëtarë që kanë fituar edhe Nobel. Ato e panë pasionin tim për mësimet dhe më kanë mbështetur shumë. Në Oxford isha një tjetër person, pasi kisha eksperiencë dhe më dukej e lehtë isha udhëheqëse për një program të onkologjisë dhe trajtonim mjekët për pjesën e gjenetikës së kancerit.
Jam pjesë e një programi të NASA-s, ku të gjithë shkencëtarët më të mirë punojnë në grup dhe zbulojnë gjëra të reja. Aktualisht po punojn për të parë sesi qelizat e kancerit afektohen në gravicionin zero që është në hapësirë. Qëllimi është që të mësojmë e kuptojmë sesi sillen qelizat në hapësirë me gravitetin zero.
Kemi një sistem që ngjason me gravitetin zero, rrisim dhe vendosim aty qelizat kancerogjene dhe është nxjerrë në pah se rreth 80% e qelizave kancerogjene vdesin. Qëllimi është për të gjetur një kurë sa më të mirë”,-tha për ”Abc News”.