Iku Skënder Rusi!

Nga Besnik Mustafaj

Iku Skënder Rusi.
Kjo foto është bërë mbrëmjen e të djelës, me 26 maj 2024, në Korçë, në përmbyllje të festivalit “Netët korçare të poezisë”. Na fotografoi mbesa e Skënderit, një nuselalë e bukur, që i sillej rrotull gjyshit gjithë dashuri.
Çmimin e madh “Kurora e poezisë” me të cilin u nderova, unë ia kushtova Skënder Rusit jo vetëm në shenjë të një miqësie të bukur që na lidh prej afro gjysmë shekulli, por edhe në emër të vlerësimit të lartë që kam për veprën e tij poetike si dhe si shprehje të mirënjohjes për të si themelues dhe udhëheqës i festivalit që po më nderonte. Publiku korçar dashamirës i poezisë e duartrokiti fjalën time, duke më treguar se në fakt Skënder Rusie e kishte pushtuar zemrën e tij.
Pusho në paqe, i shtrenjti Skënder!

SHKARKO APP