“Il Giornale”: Rishfaqet Lavdrim Muhaxheri
E përditshmja italiane “Il Giornale” informon se xhihadisti i shumë përfolur kosovar, Lavdrim Muhaxheri është shfaqur me anë të një fotografie në sitet online të propagandës dhe përkrahësve së ISIS.
Në këtë fotogtafi, Lavdrim Muhaxheri mban pranë një armë kallashnikov AK-47 e mbi kokë një shami të tipit saudit, elementë këto që sipas medias italiane të kujtojnë pozimet e hershme të Osama Bin Laden.
Po sipas medias italiane, burime shqiptare informojnë se kjo foto e Lavdrim Muhaxheri mund të jetë një dëshmi e ngritjes së tij në detyrë në nivelet e larta drejtuese të ISIS.
Ky fakt mund të lidhet dhe me humbjet e pësuara gjatë kohëve të fundit të figurave të rëndësishme të Shtetit Islamik, duke i bërë bend xhihadistit kosovar.
Lavdrim Muhaxheri, i njohur me emrin “Abu Abdullah al-Kosovi”, konsiderohet si kreu i një brigade ushtrake të ISIS e përbërë nga luftëtarë me origjinë nga Ballkani.
Shërbimet e inteligjencës kanë nisur hetimet për të verifikuar autenticitetin e kësaj fotografie dhe kohën kur ajo është bërë, me dyshimin se ndoshta mund të jetë dhe një gjetje propagandistike e ISIS për shkak të vështirësive të ditëve të fundit në zonat Aleppo e Raqqa.
KOHA JONË SONDAZH

