Ilaçet, PD: Skandalet shtohen; MSH: Prokuroria të hetojë shpifjet

Partia Demokratike akuzon ministrin e Shëndetësisë se po rrezikon sipas saj, jetën e qytetarëve me ilaçe të falsifikuara dhe ka zhytur në korrupsion e abuzime sistemin shëndetësor.

Deputeti demokrat, Roland Keta tha se “shëndetësia e Edi Ramës është sot nën akuzën më të rëndë që ka qenë ndonjëher ë shëndetësi a në historinë e vendit tonë dhe ministri hesht”.

“Prej një jave të gjithë jemi bërë dëshmitarë, se si ministri i Shëndetësisë refuzon të përgjigjet për një shqetësim të mprehtë publik, mbetjet spitalore. Pamjet shokuese që sjell televizioni, duhet të kishin vënë në alarm ministrin e Shëndetësisë. Kjo situatë dramatike në spitale, një burim potencial sëmundjesh, janë detyra e kësaj ministrie, kanë të bëjnë me menaxhimi n, me arsyen pse ekziston kjo Ministri. Por ministri hesht, refuzon të përgjigjet, sigurisht me arrogancën tipike tashmë, si të kolegeve dhe shefit të tij, çka është kthyer në tiparin kryesor për ekzekutivin”, tha ai.

I menjëhers hëm ka qënë reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë, për akuzat e ardhura nga selia blu.

Sipas saj, për këtë duhet të reagojë menjëherë Prokurori i Përgjithshëm.

“Kjo akuzë e fabrikuar në vazhdën e politikës së llojit më të ulët synon hapur përhapjen e panikut tek qytetarët në nevojë për shërbim spitalor.

Po ashtu, kjo akuzë e ilustruar me një shembull absolutisht të qartë dhe aspak të lidhur me ndonjë falsifikim bari, ngjan si dy pika uji me akuzat e turpshme që synojnë të fajësojnë ministrin e Punëve të Brendshm e si shkaktar për sulmin terrorist ndaj familjes së tij. Kantieri për Rilindjen e Shëndetës isë është në punë, dhe puna për ta rilindur shëndetësi në është ende e gjatë, plotë mundime e sakrifica. Por, me vetëdijen e plotë për faktin se kemi ende shumë për të bërë në shëndetësi , ne kthejmë mbrapsht me neveri këtë akuzë çnjerëzore ”, thuhet në reagim. Më tej, MSH i kërkoi Prokurorisë që të nisë menjëherë hetimin për të nxjerrë ligjërisht të vërtetën e kësaj historie, që sic e quajnë ata, është e përsëritur.

 “Lojë politike me ngjarje dramatike, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me objektet e akuzave të fabrikuara në shtëpinë e vjetër të oficerëve në Tiranë”.

SHKARKO APP