ILD regjistron hetim disiplinor ndaj Irena Gjokës, shkak dënimi në Greqi
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka regjistruar një hetim disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka në lidhje me dënimin ndaj saj nga drejtësia greke, të padeklaruar në formularin e dekriminalizimit. Sipas ILD, ekzistojnë dyshime të arsyeshme që magjistratja Irena Gjoka ka kryer veprime ose mosveprime që përbëjnë shkelje disiplinore.
Në janar, Prokuroria e Përgjithshme i bëri me dije shkresërisht Këshillit të Lartë Gjyqësor se Irena Gjoka rezultonte të ishte e dënuar nga Gjykata e Janinës, Greqi, në vitin 2005 me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë; se ky dënim ishte konvertuar në gjobë me 4.4 euro dita; se vendimi ishte arkivuar dhe nuk ishte ekzekutuar.
Në mbledhjen e 30 janarit, me shumicë votash, KLGJ vendosi të mos niste verifikim të statusit të gjyqtares Gjoka, me arsyetimin se ky veprim duhet të kryhet nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Gjoka ka pretenduar se nuk ishte njoftuar kurrë, në asnjë formë, se ishte dënuar nga një gjykatë greke.
KOHA JONË SONDAZH

