ILDKP kallzim gjyqtares së durrësit, fshehu 1 milion dollarë pasuri

 

Një gjyqtare në Durrës do të përballet me gjykatën, nën akuzën e fshehjes së pasurisë.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka bërë kallëzim penal ndaj gjyqtares Shpëtime Pitaku, pasi fshehu 1 milionë dollarë pasuri.

 “Në përfundim të kontrollit të plotë rezultuan fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentash, mungesë burimesh të ligjshme financiare dhe dyshime për pastrim parash në shumën rreth 1 milion usd dhe për rrjedhojë subjekti Shpëtime Pitaku është kallëzuar penalisht për veprat penale të parashikuara nga nenet 257/a/2 dhe 287 të Kodit Penal”- njofton ILDKP.

Pas kontrollit, ILDKPKI i kërkon organit të Prokurorisë një hetim të plotë e të gjithanshëm për subjektin deklarues Shpëtime Pitaku, pasi është kallëzuar edhe më parë nga ILDKPKI për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

“ILDKPKI do të njoftojë menjëherë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ministrin e Drejtësisë me qëllim marrjen e masave disiplinore ndaj subjektit Shpëtime Pitaku” sqaron ILDKP.

Gjyqtarja e kallëzuar, është kryesuesja e trupit gjykues në dosjen e “Rrashbullit”, që përkundër kërkesës së prokurorisë liroi kreun e komunës, ndërkohë që akuza kërkoi burg.

SHKARKO APP