ILDKP: Ridvan Bode të shpjegoj burimin e pasurisë. Bode: Mashtron ILDKP

 

ILDKP ka bërë kallzim penal ndaj ish-ministrit të Financave Ridvan Bode për fshehje pasurie. Ndonëse i ka kërkuar disa herë të vijë e të sqarojë burimet e pasurisë ai nuk ka pranuar, thotë ILDKP sot në një njoftim për mediat.  Flitet për justifikim të afro 500 mijë eurove pa justifikim. Ndaj i janë drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për hetim më të specializuar, pasi është edhe deputet . Mësohet se ndaj Ridvan Bodes ka edhe një tjetër kallzim penal për shpërdorim detyre nga ministria e financave .

A mund të jetë Bode në “hanxharin” e Prokurorisë këto ditë siç përflitet se Prokurori i Përgjithshëm zoti Adriatik Llalla po bëhet gati për dy arrestime të mëdha në fushën e politikës? Apo është një ish-ministër tjetër, që ka firmosur edhe privatizime në muajt korrik-gusht 2013? Po ministri i PS cili është që po përgatisin qelinë për shpërdorim detyre?

 

Reagon Ridvan Bode:

Kam respektuar ligjin. Nuk ka asgjë të vertetë në atë çka thotë ILDKP

SHKARKO APP