Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Ikonomi sjell shkrimin e gazetës amerikane në nëntor 1912: Si lindi Shqipëria

Aktualitet E hënë, 27 Nëntor 2023 21:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ilir Ikonomi

SI LINDI SHQIPËRIA

Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali dhe njerëzit që e shoqëronin bënë një rrugë të gjatë që filloi nga Stambolli në datën 2 të atij muaji. Pjesa e fundit e këtij udhëtimi ishte rruga e mundimshme me kuaj nga Durrësi për në Vlorë. Një korrespondent anglez ndodhej ato ditë në Durrës dhe na ka dhënë një përshkrim të hollësishëm. U bë edhe një fotografi, por ajo ka humbur. Përshkrimin e gazetarit e kam përkthyer nga gazeta The Sun e Baltimorës:

Korrespondenti i gazetës Daily Telegraph në Durrës na jep hollësi interesante për themelimin e shtetit më të ri në botë, Shqipërisë. Ai na dërgon një përshkrim nga skena e nisjes drejt Vlorës të Ismail Qemal beut dhe eskortës së tij prej patriotësh të armatosur për të mbajtur Kuvendin Shqiptar. Ai shkruan:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ismaili dhe delegatët që e shoqëronin ndenjën dy ditë në një hotel të Durrësit, të mbrojtur nga roje ushtarake që përbëhej kryesisht prej pushkatarësh, asnjëri prej të cilëve nuk ishte më pak se 60 vjeç.

Skena e nisjes së Ismailit ishte mjaft piktoreske, sepse në larminë e ngjyrave kishte diçka orientale. Në fillim erdhën banorët e qytetit, të rinjtë dhe më pas të moshuarit. Ata kishin mësuar se delegatët ishin gati të niseshin në misionin e tyre, që do të shënonte një epokë të re, dhe rrinin në pritje për të parë, sepse koha nuk kishte asnjë rëndësi për ta.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pritën një orë e gjysmë, deri kur çdo gjë ishte gati për nisjen. U shfaqën disa kuaj të vegjël, pastaj disa të tjerë deri sa u bënë rreth 20 gjithsej. Disa prej kuajve u ngarkuan me valixhe dhe ushqime. Në njërin kalë vareshin në të dy anët arka nga ato të portokalleve dhe brenda tyre hipën dy kalamaj që nuk pushonin së qeshuri. Diku më tej dukej një karrocë qerreje, mbuluar me një si dyshek, mbi të cilin u vendosën valixhet që kuajt nuk i mbanin dot.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 24 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 40 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 1 ore

Por ajo që ngjalli shumë më tepër interes për turmën, ishin delegatët dhe kuajt e shalës që po përgatiteshin për ta. Disa nga delegatët dukeshin të rinj dhe luftarakë, të tjerët ishin të moshuar dhe me pamje të mençur. Një prift katolik mes tyre, në vend të kamillafit të zakonshëm me strehë të gjerë, mbante një kapele me majë si ato që përdoren në forcat detare, dhe që ishte e stolisur me një gërshetë ngjyrë ari. Po të mos kishte në dorë kamxhikun, prifti do t’i ngjante një oficeri marine të maskuar.

Me sa munda të shihja, ai dhe Ismail Qemali ishin të vetmit pjestarë të paarmatosur të grupit që po nisej për misionin e madh. Dalëngadalë njerëzit u shtuan, derisa u duk sikur i gjithë Durrësi kishte vërshuar në vendin e ngjarjes. Erdhi edhe një fotograf, i cili vendosi trekëmbëshin dhe shkrepi një foto të kësaj skene të paharrueshme. Nuk e kisha menduar se Durrësi kishte fotograf.

Ndërsa ai bënte shkrepjen, shumë njerëz nisën të ndihmojnë për të shaluar kuajt. Kjo nuk ishte aspak punë e lehtë. Njëra prej shalëve që ishte fare e re, bënte naze dhe nuk qëndronte kurrsesi mbi kalë. Gjithsesi, në fund çdo gjë ishte gati. Te porta e hotelit u soll një kalë ngjyrë gri. Anash tij u vendos një karrige dhe, në praninë e turmës së mbledhur, Ismail Qemali e shaloi pa vonesë.

Por jo gjithçka kishte mbaruar. Ndërsa kureshtarët shtyheshin, një i moshuar mes delegatëve, që duhet të ishte njeri i respektuar dhe që mbante një karabinë mbi shalë, drejtoi kalin dhe i foli turmës në shqip. Ai shpjegoi se delegatët po niseshin me një mision në interes të kombit dhe shprehu shpresën se Durrësi do t’u uronte mbarësi në këtë punë që kishin ndërmarrë.

Gjithkush do të kishte menduar se në këtë çast turma do të shpërthente në brohoritje dhe në thirrjet “rrugë të mbarë”. E megjithatë, askush nuk shqiptoi qoftë edhe një fjalë të vetme. Ismail Qemali dhe njerëzit e gëzuar që ai kryesonte, në mënyrë metaforike u ranë mamuzeve dhe u nisën për misionin e tyre.

Ishte një karvan jashtëzakonisht piktoresk që po linte qytetin. Në ballë të tyre marshonin dy xhandarë të armatosur, ndërkohë që një mori simpatizantësh i shoqëruan në këmbë delegatët, sikur të donin t’i shpejtonin në rrugën e tyre. Nga dritaret dhe ballkonet, Durrësi e ndoqi me sy karvanin e vogël, i cili u zhduk pak nga pak në mjegullën e mëngjesit.

Etiketat e lidhura

Ilir Ikonomi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 2 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 24 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 27 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 29 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.