Ilir Kulla: I vetmi koment që kam është SHPIFJE. Sa për plehrat, ato nuk janë vetëm mbetje organike dhe urbane, por mbi të gjitha mbetje njerëzore

Analisti Ilir Kulla ka reaguar për përmendjen e emrit të tij nga mediat në Tiranë lidhur me lajmet për fake news në Itali. Në një reagim në Facebook, Kulla duke mohuar çdo sajesë që prodhojnë mediat në Tiranë, shprehet se  “i vetmi koment që kam është SHPIFJE, sa për plehrat ato nuk janë vetëm mbetje organike dhe urbane, por mbi te gjitha mbetje njerëzore”.

Reagimi i plotë i Ilir Kullës

“Të dashur miq kisha vendosur të mos përdorja më facebook, por një fakenews e servirur në media sot në lidhje me emrin tim më detyron ti përgjigjem atyre që kanë merakun të heqin vëmendjen nga biznesi më i madh i mafias në Shqipëri, droga dhe mesa duket fatkqësisht nga dështimi i marrëveshjes se Reformës Zgjedhore.

Nuk është sekret që unë njoh dhe kam shume miq në Itali. Kryesisht ata janë njerëz të medias. Politikës dhe Biznesit. Edhe në shkrimin në fjalë bëhet fjalë se unë paskam njohje me ish-Kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes të Senatit italian Sergio De Gregorio.

Sigurisht kam njohur këtë senator dhe shumë të tjerë deputetë, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavarësisht qasjes qesharake të një shkrimi të porositur se unë paskam lobuar kundër qeverisë tonë në Itali e atij që i paskam lobuar dhe më paska paguar për “detyrën” që i paskam dhënë.

Më duhet të them se kjo është vetëm një SHPIFJE dhe asgjë më tepër. Çdo kritikë, oponencë dhe opozitë që kam bërë me këtë qeveri dhe qeveritë e mëparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike.

I vetmi koment që kam është SHPIFJE, sa për plehrat ato nuk janë vetëm mbetje organike dhe urbane, por mbi te gjitha mbetje njerëzore. Ilir Kulla”.

SHKARKO APP