Ilir Kulla publikon video nga pallatet e rrënuara në Durrës: Një vit më pas asgjë s’ka ndryshuar

Analisti Ilir Kulla ka denoncuar mungesën e investimeve pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Durrës. Në një postim në Facebook, Kulla ka publikuar video nga një prej pallateve shumëkatësh, tek të cilët nuk është bërë asnjë riparim.

“1 vit pas tërmetit, ky pallat në hyrje të Durrësit tek ujësjellësi është saktësisht siç ka qenë 1 vit më parë, asgjë s ka ndryshuar, asnjë vendim s’është marrë. 1 vit pas tërmetit ato dhjetëra familje janë pa shtëpi si dhe shumë të tjerë në Durrës. Ky është dimri i dytë pa shtëpi plus dhe me stresin e COVID. 1 vit pas tërmetit këta njerëz meritojnë përgjigje konkrete, jo fjalë në ajër e deklarata boshe”,- shkruan Ilir Kulla.

SHKARKO APP