Ilir Kupa: S’kam lidhje me bandën e “Babagjyshëve”

I konsideruari si kreu i bandës së babagjyshëve, i cili gjendet në qelitë e 302-it, ka hedhur dritë mbi akuzat që i kanë vënë emrit të tij. Ilir Kupa, ka shpjeguar pozicionin e tij, në atë që konsiderohet si banda që kreu të paktën 13 grabitje argjendarish dhe biznesesh të fuqishme në vend.

I arrestuar që me 25 janar të këtij viti, Ilir Kupa është akuzuar, gjykuar dhe dënuar vetëm për armëmbajtje pa leje, ndërsa menjëherë pas arrestimit të tij, policia e implikoi emrin e tij në grabitjen spektakolare të TEG-ut nën petkun e babagjyshëve.

Mirëpo ai mohon në mënyrë kategorike përfshirjen në asnjë akt kriminal në vendin tonë, duke mohuar edhe kontaktet me 7 personat që tashmë akuzohen si anëtarët e bandës që ai ka drejtuar dhe vijonte të drejtonte nga qelitë e burgut me telefon.

Swiss Digital Desktop Reklama

"I mësova, kur më erdhi gazeta në qeli. Në fakt, m’u duk si shaka sepse më thanë bashkëvuajtësit që mbrëmë, orëve të vona, po thashë me veten; s’kanë çfarë të bëjnë e bëjnë shaka të hidhura me mua. Sot më erdhën familjarët e më takuan dhe më sollën edhe gazetën. Nuk e di se sa të vërteta janë këto që thotë gazeta, nëse i thotë edhe policia, por di që po vijojnë të merren me mua kot. Jam i pafajshëm dhe s’ka lidhje asgjë nga këto që thonë me emrin tim. Megjithatë e drejta do të dalë herët a vonë", tha Kupa për Shqiptarja.com

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?