FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Meta aludon për Ramën apo për Bashën kur thotë: “Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij!”

Sot ka reaguar Presidenti Ilir Meta në lidhje për çka po ndodh në politikën shqiptare, si nga qeveria, ashtu edhe nga Opozita.
Me sa duket Presidenti ka gjetur një mënyrë të tërthortë për të thënë atë që mendon, por që nuk e flet për hir të postit.
Ja se ç’ka postuar Ilir Meta:
“Rrno, vetëm për me tregue” është jo vetëm një dëshmi autentike për terrorin dhe krimet e diktaturës, por mbetet edhe një kushtrim i përhershëm për lirinë, demokracinë dhe dinjitetin njerëzor, për të cilat ia vlen çdo sakrificë.
Sot, në ditën e tij të lindjes nderimin më të madh, që mund t’i bëjmë veprës së At Zef Pllumit është të mos harrojmë një prej mesazheve të tij më të mençuara, të vlefshme dhe për kohët që jetojmë:
“Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij!”.
Pra citimi ““Asht i mjerë ai popull që nuk ia del me zotnue bijtë e vet të këqij!” nuk është futur pa qëllim nga Presidenti Republikës. Por nuk dihet tamam për cilin e ka, për kryeministrin Rama apo për liderin e opozitës, Basha? Apo për të dy?!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?