Ilir Meta do emërohet kryetar i LSI-së më 25 korrik? Caka: Ne e kemi kryetaren
Më 25 korrik, LSI do të mbajë Konventën Kombëtare për riorganizimin e të gjithë strukturave për zgjedhjet vendore të 2023. Konventa mbahet vetëm një ditë pasi Ilir Metës i përfundon mandati.
A pritet që Meta të emërohet kryetar i LSI-së? Ish=deputetja e LSI-së, Silva Caka thotë se forca e saj politike e ka kryetaren.
“Rikthimin në politikë Meta e ka pranuar, dhe besoj se janë të shumtë ata në LSI-së që e mirëpresin këtë gjë por konventa nuk zgjedh kryetarin. Ne e kemi kryetaren”.