Ilir Meta duhet të reagojë, të flasë para publikut për akuzat në drejtim të I.M
Deri dje ishte si një lojë mediatike, por kur sot doli edhe kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla që sa nuk tha emrin për Ilir Metën si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit. Çështja nuk duket kaq e lehtë sa u tha mbrëmë. Me sa shikohet mazhoranca do ta miratojë ligjin që synon për të dënuar politikisht dhe publikisht, Ilir Metën, para muajit gusht.
Lindita Nikolla tha tekstualisht: “Autoriteti i Dosjeve më vë ne dijeni të identitetit të këtij politikani e kërkon nga Kuvendi ndërhyrje të menjëhershme për adresimin e një pengese ligjore që nuk ia mundëson Autoritetit veprimet e duhura. Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të adresohet menjëherë. Prandaj kam thirrur kryetarët e grupeve parlamentare, kryetarët e komisioneve të Sigurisë dhe Ligjeve i kam informuar mbi letrën. Identitetin e politikanit I.M. si dhe gatishmërinë tim për të mbledhur Kuvendin në çdo kohë. Dua të falenderoj Autoritetin e Dosjeve për rastin. Ky rast ngre pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe forcat politike. Në respekt të ligjit, të këtij rasti tronditës nuk mund të flasë më shumë në këtë faze”, tha Nikolla.
Kjo është akuzë e rëndë ndaj ish-presidentit Meta. Ndaj Ilir Meta nuk duhet të hezitojë asnjë sekondë por të dalë e të sqarojë publikun shqiptar se si është e vërteta.
Nëse nuk del e shton më shumë dyshimin e publikut rreth akuzave të mazhorancës për Ilir Metën.