Ilir Meta: Ja faktorët që kërcënojnë skemën e pensioneve dhe rrezikojnë ta falimentojnë atë

Nga Ilir Meta

Dy faktorë kërcënojnë sot seriozisht skemën e pensioneve dhe rrezikojnë ta falimentojnë atë në vitet e ardhshme: Plakja e popullsisë si rezultat i rënies së numrit të lindjeve dhe shpopullimit të vendit dhe informaliteti i lartë në kontributin e skemës së sigurimeve shoqërore.
Për faktorin e parë edhe vetë FMN në raportin e tij më të fundit të këtij Janari, ngre alarmin se numri i popullsisë mbi 65 vjeç krahasuar me numrin e popullsisë aktive nga 25-65 vjeç do të shtohet nga 23% që është aktualisht në 83% në 2070-ën, nëse do të vazhdojmë me këtë trend.
Vetëm 39% e popullsisë në moshë aktive pune nga 15-65 vjeç janë kontribues të skemës së pensioneve dhe kjo është një rezultat I një informaliteti tejet të lartë të tregut të punës.
Kjo ka sjellë përkeqësimin e treguesit të numrit të kontribuesve kundrejt numrit të përfituesve, aq sa aktualisht numri i përfituesve pothuajse është barazuar me numrin e kontribuesve.

SHKARKO APP