Ilir Meta kërcënon Arben Krajën. Kundërpërgjigjet ambasadorja amerikane: Iku koha kur kujtoni se jeni të paprekshëm!
Pas njoftimit te SPAK-ut, se ka filluar hetimi penal ndaj Ilir Metës, ish-president Republike, reagoi fort dhe ashpër Silva Caka në emër të Partisë së Lirisë. Ajo deklaroi kundër Arben Krajës se “Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij? Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t’ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit.
Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë” –shkruan ish-deputetja e LSI.
Dhe bashkë me postimin ajo publikon një dokument se Arben Kraja është vegël e ish-Sigurimit të Shtetit:
Por nuk ka vonuar as edhe dy minuta dhe ka reaguar ambadorja e SHBA.
REAGIMI i AMBASADORES AMERIKANE YURI KIM:
Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin.