Ilir Meta lë qelinë, niset drejt Skraparit për varrimin e të atit

Ilir Meta ka lënë qelinë e paraburgimit mëngjesin e sotëm dhe është nisur drejt Çepanit të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait Rexhep Meta i cili ndërroi jetë të hënën në moshën 83 vjeçare.

Kryetari i Partisë së Lirisë po shoqërohet nga Policia e Burgjeve nën masa të posaçme sigurie. Një ditë më parë, kur u dha edhe lajmi i ndarjes nga jeta të Rexhep Metajt, SPAK i dha leje për të marrë pjesë në varrim.

Varrimi do të mbahet në orën 12:00, leja parashikon që ish-presidenti mund të qëndrojë edhe në drekën që shtrohet pas ceremonisë mortore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu sipas burimeve, Meta do të kthehet pasdite në qeli për të dalë sërish mëngjesin e nesërm ku i është dhënë leje nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të darkës me miratim të prokurorëve të SPAK të marrë pjesë edhe në pritjet për ngushëllim që familja organizon në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?