Ilir Meta me Mjeshtrin e madh të gurit, Gezim Hidri
Ilir Meta shkruan sot në Facebook: Mjeshtri i madh i punimit të gurit, Gëzim Hidri, një artist i veçantë e shembull frymëzimi për talentet e reja, prej disa ditësh ka hapur një ekspozitë mbresëlënëse në kopshtin e Presidencës. Kënaqësi të shihja sot nga afër 34 veprat e tij të artit, të punuara aq mjeshtërisht dhe të vlerësuara maksimalisht nga qindra dashamirës, vendas dhe të huaj, të artit e të kulturës shqiptare. Të stimulojmë artin e të promovojmë punën krijuese e gjithë atë pasuri shpirtërore që kanë të tillë mjeshtra të mëdhenj, si Gëzim Hidri.

KOHA JONË SONDAZH

