Ilir Meta përfundimisht deklaron se nuk do të kandidojë për kryebashkiak përballë Erion Veliajt

Pas shumë aludimeve në media, se Ilir Meta mund të jetë kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës, ky i fundit i ka shuar përgjithmonë këto zëra.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Meta tha se nuk do të kandidojë për këtë post, por do të mbështesë kandidatin që do të nxjerrë opozita.

Pjesë nga biseda:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli Rakipi: Ka patur shumë aludime që ju do të jeni kandidat për Bashkinë e Tiranës. Do kandidosh apo jo?

Swiss Digital Mobile Reklama

Ilir Meta: Jam kryetar i Partisë së Lirisë. Ky nuk është një plan i im dhe as ka qenë. Derisa një kolegu jonë i përbashkët ka qenë ndër kryesorët në promovimin e kësaj, ju e kuptoni. Unë besoj se opozita ka shumë kandidatë të aftë dhe të zotë për ta ndryshuar Tiranën dhe do të jap mbështetjen maksimale.

Neritan Sejamini: Me shumë modesti unë them se opozita ka shumë pak kandidat që mund ta bëjnë këtë gjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?