Ilir Meta premton 200 euro për lopë dhe 50 euro për çdo koshere blete!

Ilir Meta ka marrë malet. Nga mali i Çikës kreu i PL ka zbritur në kodra me të ulëta, ku ka gjetur bletërritës dhe blegtorë që ruajnë lopët.

I entuziazmuar nga fresku i pyejeve, Meta ka premtuar se kur të vijë PL në pushtet, do të jap çdo blegtori 200 euro për kokë lope dhe 50 euro për çdo koshere blete.

Por problemi mbetet se kur vjen PL në pushtet! Duhen 900 mijë vota të rrëzohet Edi Rama. Saliu ka diku te 300 mijë apo me mik, afro 400 mijë vota, ndërsa Meta 100 mijë, por le ta zemë se kap 200 mijë vota. Prapë nuk kalojnë 600 mijë vota. Nga ana tjetër, i gjati, Rama, ka 800 mijë vota. Duhet matematika e Lulzim Bashës që 400 plus 200 të bëjnë 900!

E megjithatë Ilir Meta ka premtuar për çdo lopë dhe çdo koshere blete se do ti jap ato eurot.

KRONIKA E TAKIMEVE TE METES:

Pasi takoi bletërritesin ish-presidenti deklaroi: Me përuljen më të thellë ndaj të gjithë atyre fermerëve që merren me bletari, Partia e Lirisë zotohet për t’i mbështetur me 50 euro për koshere të gjithë ata që i janë përkushtuar bletarisë, që është kaq e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve!

Meta tha: Partia e Lirisë do të mbështesë me pagesë direkte fermerët me 200 euro për çdo kokë lopë.

Ky nuk është një premtim, por një angazhim, jo vetëm për t’i dhënë fund  shpopullimit të Shqipërisë por njëkohësisht për ta shndërruar mundin dhe sakrificën e fermerëve shqiptarë në mirëqënie të sigurt për ta dhe në një rritje e zhvillim për ekonominë shqiptare.

Bujqësia është prioriteti ynë kryesor!

SHKARKO APP