Ilir Meta pritet nga zyrtarë të lartë në SHBA.Vazhdon vizitën

 

 

Ilir Meta vazhdon takimet zyrtare ne SHBA. Gjatë qëndrimit në SHBA në kuadër të Konferencës Parlamentare për Inteligjencën dhe Sigurinë, Kryetar i Kuvendit Ilir Meta është pritur ne takime të veçanta nga kongresmenë amerikanë.

Ilir Meta u takua me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongres, Kongresmeni Pette Sessions, me të cilin u diskutuan çështje të bashkëpunimit mes dy institucioneve, rritja e shkëmbimeve parlamentare dhe ofrimi i ekspertizës së Kongresit Amerikan përmes Librarisë së Kongresit për çështje të hartimit të ligjeve dhe zbatimit të kushtetutshmërisë, marrja e eksperiencës për shërbimet e Kuvendit dhe rritja e transparencës së veprimtarisë parlamentare.

Në këtë takimi u diskutua edhe mbi reformat e rëndësishme që po ndërmerren në vend, veçanërisht ajo në fushën e drejtësisë.Gjithashtu, u shkëmbyen edhe mendime mbi çështje të rëndësishme të sigurisë si situata në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe, kriza e refugjatëve, situata në rajon dhe u theksua roli i Shqipërisë si një faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe angazhimi i Shqipërisë për të dhënë kontributin e saj në përballimin e krizës së refugjatëve.

Kryetari i Kuvendit Meta u prit në takim edhe nga Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Kongres, kongresmeni Ed Royce, me të cilin u bisedua për çështje të politikes së jashtme dhe të sigurisë, roli i Shqipërisë në NATO dhe kontributi në misionet paqeruajtëse, roli i Shqipërisë në rajon si një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin, roli i shqiptarëve në rajon për rritjen e komunikimit mes vendeve dhe perspektiva e integrimit.

Në takim u diskutua dhe për çështje të tjera, si lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe masat që po ndërmerr Shqipëria në këtë drejtim.

Më tej, gjatë vizitës Kryetari i Kuvendit,Ilir Meta u prit nga Kryetari i Nënkomisionit për Evropën në Kongres, kongresmeni Dana Rohrabacher, me të cilin u diskutua për çështje të bashkëpunimit ekonomik dhe rëndësisë së rritjes dhe nxitjes së interesit të biznesit amerikan për të investuar në Shqipëri në sektorë strategjikë dhe ekonomi.

Gjate takimit u diskutua edhe për rrezikun me të cilin përballet rajoni nga ndërhyrjet e jashtme dhe nevoja për më shumë konektivitet dhe projekte të përbashkëta rajonale dhe sesi shba mund të kontribuojnë në këtë drejtim. U theksua se Shqipëria është një partner i rëndësishëm i shba në rajon dhe se do të vazhdojë të mbetet e tillë.

 Meta u prit në një takim edhe nga kongresmeni,Eliot Engel, të cilin e vlerësoi si një mik të madh të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi, u vlerësua roli i Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti. Kryetari i Kuvendit u shpreh se Shqipëria është partner luajal i SHBA-ve.

Meta dhe Engel diskutuan për rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare, situatën politike në vend dhe situatën në rajon. Eliot theksoi se shqiptarët janë faktori më i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe se Shqipëria kontribuon përkrah shba-vedhe nato-s në përballimin e rrezikut të terrorizmit në shkallë globale.

“Do të jemi përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përballimin e sfidave globale. Terrorizmi mbetet një problem global dhe bashkëpunimi ynë do të vazhdojë në kuadër të NATO-s. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë me interes strategjik”, – tha Meta.

Në kuadër të konferencës Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë u takua me ish-sekretarin e “Homeland Security”, Michael Chertoff me të cilin diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes agjencive të inteligjencës për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe e ftoi në Tiranë për të organizuar një forum rajonal për këto çështje.

Vizita vazhdon në SHBA.

SHKARKO APP