Ilir Meta viziton kanionin e lumit Cem në Mal të Zi

Gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta së bashku me Presidentin e Parlamentit të Malit të Zi,  Darko Pajovic, vizituan zonën e kanionit të lumit Cem në zonën kufitare të Malësisë mes Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Gjatë kësaj vizite, dy kryetarët Meta dhe Pajovic vizituan një urë të vjetër lidhëse mbi lumin Cem që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe patën rastin të shijonin mikpritjen e ngrohtë të disa banorëve të zonës që përbëhet nga një shumicë shqiptare të Malit të Zi.

923ea4ae-d8dc-4503-bad1-cdda802a5191

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kësaj vizite, z. Meta bashkëbisedoi me drejtuesit lokalë të zonës ku theksoi se përfundimi i rrugës që lidh Plavën, Gucinë dhe zonën e Malësisë me Shqipërinë duhet të vazhdojë pa vonesa dhe për këtë inkurajohet angazhim i përbashkët nga të dy vendet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë kuadër  Meta dhe Pajovic ndanë bindjen se kjo pasuri e përbashkët natyrore që lidh dy vendet fqinje duhet ruajtur dhe duhet zhvilluar përmes projekteve ndërkufitare eko-turistike që do t’i shërbejnë mirëqenies dhe punësimit të popullsisë në të dy anët e kufirit.

451914d6-8498-41cc-9d39-b59abb97fe70

2f1085b4-bd5e-4840-866f-b66322630c94

beff8c4b-bd45-4558-b01c-966f28031ed0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?