Iliras në krizë uji prej 5 vitesh, fshati zbrazet dhe mbeten vetëm 50 banorë

Banorët e fshatit Anë Vjosë në Memaliaj po përballen prej vitesh me një problem të rëndë dhe jetik: mungesën e ujit të pijshëm. Edhe pse lumi Vjosa rrjedh shumë pranë zonës së banuar, banorët thonë se në shtëpitë e tyre nuk ka furnizim me ujë, duke e bërë jetesën e përditshme tepër të vështirë.

Për të përballuar këtë situatë, disa familje janë detyruar të hapin puse private, ndërsa të tjerë sigurojnë ujë duke e marrë te fqinjët ose duke u drejtuar në zona më të largëta. Kjo ka ndikuar veçanërisht te të moshuarit, të cilët e kanë edhe më të vështirë sigurimin e nevojave bazë për jetesë.

Përveç mungesës së ujësjellësit, banorët përmendin edhe gjendjen e keqe të infrastrukturës rrugore. Rruga që lidh fshatin me aksin kryesor është e amortizuar, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe aksesin në shërbime shëndetësore, tregtare apo administrative. Sipas tyre, mungesa e investimeve në këto fusha ka përshpejtuar braktisjen e zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata demografike në fshat është përkeqësuar ndjeshëm. Nga mbi 350 banorë që ka pasur dikur, sot kanë mbetur vetëm rreth 30 persona, kryesisht të moshuar. Të rinjtë janë larguar drejt qyteteve ose emigracionit në kërkim të kushteve më të mira ekonomike dhe sociale, duke lënë pas një komunitet të vogël dhe të plakur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banorët shprehen të shqetësuar se fshati po shkon drejt shuarjes graduale dhe apelojnë për ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse. Ata kërkojnë investime në ujësjellës dhe infrastrukturë, me shpresën se mund të rikthehet jeta dhe të ndalet shpopullimi i mëtejshëm i zonës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?