FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilirjan Celibashi tregon pengjet për ”14 Majin”

”Procesi zgjedhor nuk ka impaktuar thelbin e standardit të zgjedhjeve të 14 Majit”,-tha komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Edhe pse e pranon që ka gjëra që duhej të ishin menaxhuar më mirë, Celibashi shprehet se zgjedhjet e 14 majit ishin në përputhje me të gjitha parashikimet.

“Edhe nga ajo çfarë u deklarua nga vëzhguesit ndërkombëtarë, u evidentua kjo që unë thashë. Veçanërisht raporti i ODIHR i vlerësoi zgjedhjet si gjerësisht, të mirëorganizuara”.

I pyetur nëse ai si drejtues i KQZ-së ka pengje lidhur me mënyrën sesi u administruan zgjedhjet e 14 majit, Ilirjan Celibashi thotë se pati procese që nuk shkuan mire, por “jo për neglizhencë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?