Imamët që rekrutonin xhihadistë: Të tjerët po vrasin njerëz dhe po lirohen, mos kujtoni se s’i shohim lajmet

 

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj dy imamëve dhe shtatë personave të tjerë, të cilët akuzohen se rekrutonin xhihadistë për ISIS.

Dy imamët Genci (Abduraman) Balla dhe Bujar Hysa kanë përsëritur sot se nuk kanë nevojë për avokat mbrojtës, pasi ata i mbron Allahu.

Ata nuk kanë respektuar as solemnitetin e seancës, teksa gjatë hyrjes së gjyqtarëve në sallë, nuk janë ngritur në këmbë.

Ndërsa njëri prej tyre, imami Bujar hysa, ka thënë se ata nuk janë terroristë.

Sipas tij, procesi ndaj tyre është i padrejtë, pasi në Shqipëri ka njerëz që po vrasin dhe po lihen të lirë.

Ne nuk jemi terroristë.

Njerëzit po vrasin dhe po lirohen.

Mos kujtoni se i shohim lajmet”, ka thënë imami i Mzezit, Bujar Hysa.

SHKARKO APP