Imami Elvis Naçi hap biznes për syze luksoze optike: Lutuni që dyqanit tim t’i ecë mbarë!

Elvis Naçi, imami i njohur, ka hapur një biznes të ri ku shiten syze, disa kohë pas investimit të bërë në spitalin “Continental”.

Teksa ka postuar një foto tijën me bashkëshorten, Fatma, brenda biznesit të pagëzuar me emrin “Optika Elitare Milano”, Naçi lulet që t’i ecë mbarë puna duke bërë edhe një premtim.

“Beni lutje vellezer dhe motra qe dyqani optikes, Optika Elitare Milano, qe kam hapur te na shkoje mbare, nese ecen mire kam deshire te dhuroje nje shtepi per nje Familje te varfer inshaAllah. Zoti ju begatofte. Amin”, shkruan Elvis Naçi.

SHKARKO APP