Imeraj: Largimi i Ahmetajt ngre dyshime se ka patur informacion. Ka kryer 3 vepra penale

”Mospasja e ish-ministrit Arben Ahmetaj sot të arrestuar nuk pengon ecurinë e hetimeve dhe as mbledhjen e provave”,-kështu thotë ish-drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj. Për të Ahmetaj ka zgjedhur të mbrohet duke u larguar nga vendi në një kohë kur SPAK paraqiti kërkesën për arrestimin e tij, duke ngritur dyshime se ka patur informacion për këtë veprim të prokurorisë.

“Largimi i Ahmetajt korrespondon me kohë kur është paraqitur kërkesa e SPAK na bën ne të ngremë pretendime se ka patur informacion që një veprim i tillë do ndodhte dhe ai ka zgjedhur të bëhet në mungesë. Ahmetaj është një qytetar që ka zgjedhur të realizojë mbrojtjen e vet në mungesë. Nga ana tjetër organi i akuzës që do të jetë koherent në qëndrimin e vet, do paraqesë masën e arrestit me burg.

Ishte e pritshme që pozita e opozita do binin dakord për vijimin e veprimeve. Sapo jepet një masë sigurie shpallet në kërkim ndërkombëtar dhe janë organet që diskutojnë. Mospasja e Ahmetajt sot të arrestuar nuk pengon ecurinë e hetimeve dhe as mbledhjen e provave. Ahmetaj ka kryer 3 vepra penale dhe lidhet me veprime individuale të zotit Ahmetaj, prokuroria nuk na ka dhënë një rezyme të qartë a është hetuar afera e inceneratorëve në vetvete”,-tha Imeraj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?