IMK: Fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standartet profesionale

Instituti I Monumenteve të Kulturës ka reguar lidhur me nderhyrjet qe jane bere ne stadiumin “Qemal Stafa”. IMK thotë se nuk është dëmtuar fasada.

Reagimi i Plotë:

-Nuk ka asnjë ndryshim të Projektit për riaftësimin dhe integrimin e fasadës historike ekzistuese te Stadiumit “Qemal Stafa”, duke respektuar  pikë për pikë projektin origjinal te Gherardo Bosio-s,  miratuar në mbledhjen e Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në datën 2 korrik 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

-E vërteta është që fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standartet profesionale nën mbikqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli.

Swiss Digital Mobile Reklama

– Nuk është prishur asnjë element prej guri I fasadës.  Puna po kryhet  në përputhje të plotë me projektin e miratuar, në bashkëpunim të plotë me specialistët e IMK  duke ecur me fazat e Çmontimit, Magazinimit, Konsolidimit dhe Restaurimit.

-Të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre pas çmontimit dhe restaurimit të plotë sipas fazave të restaurimit.

– Nuk është prishur asnjë element prej guri i fasadës.  Puna po kryhet  në përputhje të plotë me projektin e miratuar, në bashkëpunim të plotë me specialistët e IMK  duke ecur me fazat e Çmontimit, Magazinimit, Konsolidimit dhe Restaurimit.

-Fasada do të vazhdojë të ekzistojë  sipas miratimit dhe aprovimit në KKR,  si një vlerë e trashëgimisë sonë kulturore, jo vetëm si pjesë muzeale, por edhe si funksion, jo vetëm si element i integruar në brendësi, por si pasaportë hyrëse duke e ftuar njësoj si dikur publikun në stadium, në stadiumin e tij.

Instituti i Monumenteve të Kulturës garanton mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij monumenti të trashëgimisë kulturore në këtë projekt të rëndësishëm dhe unikal të riaftësimit dhe integrimit të fasadës historike ekzistuese te Stadiumit “Qemal Stafa”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?