IMKT rinis aksionin në Çermë, një familje “ngujohet” në banesë

IKMT rinisi aksionin për prishjen e objekteve në Rotondon e Çermës një javë pasi ky aksion ishte ndërprere në këtë zonë. Dy nga ndërtimet që janë në plan të prishen janë shtëpi banimi, dhe vetëm njëra prej tyre është rrëzuar gjatë ditës së sotme. Në banesën tjetër familjarët qëndrojnë brenda dhe nuk pranojnë të dalin jashtë. Inspektorët dhe policia po negociojnë me ta në mënyrë  qe  të dalin jashtë. Banorët e kësaj banesë pretendojnë se prishja nuk është e drejtë dhe se nuk kanë se ku të shkojnë.  Në këtë rotondo janë  planifikuar 12 objekte nga IMKT që do të prishen. Pak ditë më parë deputetit socialist i zonës Erjon Braçe reagoi në Facebook kundër aksionit të IKMT për mënyrën se si po vepron. Ai tha se u kishte premtuar banorëve që fillimisht do të kompesoheshin dhe me pas do të nisteaksioni, por ndodhi e kundërta, pra me aksionin për prishjen e banesave .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?